Me vendim të Qeverisë, të gjithë ata që nuk i kanë tri doza vaksinash nuk lejohen të hynë në territorin e Kosovës.
Qytetarët thonë se në asnjë shtet të Evropës nuk kërkohen tre doza të vaksinës.
Çdo automjet që po hynë, po i nënshtrohet kontrollit.
Në dokumentacionin që zyrtarët policorë kërkojnë në pikën kufitare Merdare, tashmë është bërë obligative edhe dëshmia e vaksinimit me tre doza.
Mirëpo duket se të gjithë ata që destinacioni i tyre është Kosova e kanë plotësuar këtë kriter.
Kjo pasi asnjë prej tyre nuk u kthye nga ka ardhur.
Këtë e dëshmojnë edhe vetë qytetarët që vinë nga shtetet e jashtme.
“Këtu në pikën kufitare në Kosovë na kanë kërku me i pasë 3 doza të vaksinës. Në Gjermani me dy, kërku në Evropë nuk i kërkojnë, në asnjë kufi, vetëm në Kosovë. Pak vështirë por çfarë të bëjmë”, ka thënë qytetari.
E disa të tjerë nuk po e shohin fare problematike këtë masë.
Mirëpo kjo nuk ishte e vetmja masë që po respektohej nga qytetarët.
Shumë nga ta që kanë targat serbe po plotësojnë reciprocitetin e targave mes Kosovës e Serbisë.
Në kuadër të masave të reja, kërkohet që edhe fëmijët e grup moshës 12-16 vjet, të kenë testin PCR jo më të vjetër se 48 orë.