Deputetja dhe aktorja e njohur kosovare, Adriana Matoshi, e ftuar në ‘Goca dhe Gra’ ka folur për sëmundjen që ajo ka tejkaluar.
Përveq asaj ajo ka rrëfyer edhe njohjen e parë me Keith\
Ajo ka treguar edhe për paragjykimet që ajo ka pasur pas lidhjes me ish futbollistin, Keith Groeneveld.
‘Kur jemi njoftuar, gjithçka ka shkruar gradualisht si shokë, kemi folur, kemi biseduar edhe unë nuk e kam ditur çfarë moshe ka Keith edhe ai nuk e ka ditur çfarë moshe kam unë, por e ai e ka ditur vetëm një gjë, që unë e kam një gocë që është gati në moshën e tij, por unë nuk e kam ditur për Keithin kush është, sa vjeçar është’, ka thënë fillimisht aktorja.
Tutje, ajo ka thënë se kur u njoh me Groeneveld, gjëja e parë që i shkoi në mendje është se si edhe vajza e saj nuk ka fatin që të ketë një partner si ai.
‘Edhe gradualisht ka filluar të më pëlqejë, unë i kam pëlqyer Keithit, pastaj e kam marr vesh moshën e tij dhe gjëja e parë që më ka shkuar në mendje është: O Zot i madh pse vajza ime nuk e ka këtë fat, për të pasur një njeri të tillë në krah. Sepse goca ime e ka moshën tani ta ketë dikë. Mënyra edhe trajtimi edhe biseda që unë i kam bërë me Keithin, më ka bërë përshtypje se se si një 22-vjeçar është kaq i informuar për jetën, është kaq i pjekur edhe është kaq i hapur në mendime dhe tema të ndryshme’, ka deklaruar Matoshi.
Aktorja dhe deputetja për herë të dytë e ka luftuar tumorin në tru./Lajmi.net