Edouard Mendy është shpallur portieri i vitit.
FIFA sonte ka zgjedhur portierin më të mirë të vitit dhe ky çmim i ka takuar portierit të Chelsea, Edouard Mendy, përcjell lajmi.net.
Mendy fitoi Champions League me skuadrën e tij dhe kjo ishte një shtysë e madhe për të në këtë garë.
Në 50 ndeshje, Mendy ka mbajtur 29 herë portën e paprekur dhe ka pranuar 27 gola.
Superkupa, Champions League, portieri i vitit në Champions League ishin trofetë që fitoi para këtij çmimi sonte.