Ka ndërruar jetë Nazlie Ukësmajli, nëna e dëshmorit të parë tëUÇK-së , në komunen e Ferizajit, Nazmi Ukësmajli, i rënë dëshmor më 16 korrik 1998
Me këtë rast edhe kryetari i Ferizajt Agim Aliu , ka ngushlluar familjen Ukësmajli.
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Me pikëllim, mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së Dëshmorit të parë të Kombit të UÇK-së në Ferizaj, Nazmi Uksmajli, Nazlie Uksmajli.
Nëna Nazlie, mbylli sytë duke na dhënë lamtumirën, krenare që Kosovës i dha birin dëshmor, lufta e gjaku i të cilëve i solli lirinë Kosovës. Ajo mbajti kurdoherë në zemër, dashurinë, dhembjen e sakrificat e panumërta prej nëne, por gjithnjë krenare për veprën e sakrificën e të birit.
Pusho në paqe nënë Nazlie, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
Ngushëllime të sinqerta familjes së respektuar Uksmajli, bashkëluftëtarëve të të birit, miqve e të njohurve të të ndjerës.
Dritë pastë shpirti i saj fisnik!