Në kohën sa Hashim Thaçi ishte Kryeministër i Republikës së Kosovës, kishte replikuar në Kuvend me deputetin e asaj kohë e ministrin e sotëm z. Liburn Aliu.
Kryeministri i atëhershëm kishte treguar disa detaje interesante që ndërlidhen me periudhën e luftës dhe Liburn Aliun. Ai tregoi se si gjatë një prite Liburn Aliu ishte lagur dhe kishte ikur.
“Sot secili prej nesh ju pyet juve cili është kontributi juaj personal, ju e dini se kur filluan veprimet e para operative 92,93,94,95,96 kundër ushtrisë dhe policisë serbe jeni përpjekur edhe ju dhe e çmoj atë vullnet tuajin dhe atë entuziazëm tuajin që të jipni atë kontribut, ndoshta atë entuziazëm të krijuar nga filmat, por realiteti ishte ndryshe dhe kur u ballafaqove me realitetin pasi që ke nxan pritë tregojë qytetarëve, deputetëve dhe kabinetit qeveritar se si je lagur, je shkuar në mal dhe e ke fsheh armën dhe ju ke dorëzuar policisë së Serbisë“, ishte shprehur Thaçi.