Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, ka folur për krizën energjetike që po përballet vendi kohën e fundit.
Krasniqi, ka bërë të ditur se pos ekspertit gjerman që tashmë ka ardhur për të parë gjendjen e turbinave dhe rotorit të bllokut B2 deri në rregullimin e tij do të vijnë edhe dy ose tre ekspertë të tjerë.
“Ne zakonisht nuk punojmë me individ, kompania “General Electronic” që është kontraktuar është prodhuese e turbinës dhe rotorit dhe është kompani që kemi vazhdimisht kontakt me ta për prishjet që bëhen tek ne”.
“Nuk është vetëm një ekspert gjatë kohës do të vijnë edhe dy-tre të tjerë”, tha Krasniqi.
Krasniqi mes tjerash tregoi se pse u dashtë që të angazhohej një ekspert i huaj, njofton Klankosova.tv.
“Askush nuk ka ekspertë të prodhimit të turbinave, edhe në botë ka pak kompani që prodhojnë turbina dhe rotorë. Kosova ka ekspertë të mirë për mirëmbajtje të termocentraleve, por jo ekspertë të turbinave dhe rotorëve”, tha Krasniqi