Kryetari i Partisë së Ashkalinjve për Integrim, Hetem Arifi e ka demantuar njoftimin e zyrtarit të kësaj partie, Gani Elshani se ky subjekt politik ka dalë nga koalicioni qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.
Arifi i tha Gazetës Express se PAI vazhdon të qëndrojë në koalicion dhe të jetë pjesë e Qeverisë.
“Jo bre keni marrë informacione gabimisht. Ne vazhdojmë me qëndru në koalicion, jemi pjesë e qeverisë”, tha Arifi.
“Njoftim : Për elektoratin e Partisë së Ashkalive për Integrim .Prishet kualicioni PAI me VV në nivel qëndror Largohën nga detyra zv.ministri dhe Këshilltarët”, shkroi ai.
Partia e Ashkalinjve për Integrim përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës me një deputet: Bekim Arifin.