Abian Medini është këngëtari që e ka mbajtur prej vitesh jetën e tij hermetike, ndërkohë që me hyrjen në ”Big Brother VIP” zbuloi një detaj sekret nga jeta e tij, që ai është dhe baba i një djali përveç vajzës, Keisit.
Fakti që ai ishte bërë baba për herë të dytë me partneren e re pas divorcit nga nëna e Keisit, dihej nga rrethi i ngushtë i miqve të këngëtarit, pasi ai preferonte të mos e bënte publike këtë pjesë të jetës së tij.
Por pasi u bë pjesë e “BB Vip”, ai zbuloi detaje rreth vetes së tij, që publiku nuk i ka ditur, mes të cilave atë që është babai i një djali 3- vjeçar, Enes, i cili ishte supriza e produksionit për Sabianin brenda shtëpisë. Vogëlushi me flokët kaçurrela si i ati dhe sytë blu si e ëma, e surprizoi në program duke u futur në shtëpinë e “Big Bother VIP”.
Teksa fliste për djalin, Sabiani u shpreh se djali erdhi në jetë në një moment kur nuk e priste dhe ishte një bekim nga Zoti. Ai tha se në fillim kishte merak mos vajza e tij e madhe, Keisi, do të bëhej xheloze por nuk ndodhi kështu, pasi ajo e do shumë vëllain e saj.