Pas debatit të ndodhur në spekaklin e së premtes, këngëtarja Big Mama ka vendosur të lërë shtëpinë, duke mohuar akuzat që i bëri Antonela se kishte sharë në serbisht.
E ftuar sot në ‘’Fun Club’’, Big Mama ka folur për eksperiencën e saj brenda shtëpisë.
“Unë e pranova ftesën me shumë dëshirë për të qenë në Big Brother, dhe gjatë gjithë kësaj eksperiencë që kam, ku kam qenë unë ka mbizotëruar atmosfera e mirë, por aq sa jam e mirë di dhe të jem shpërthyese si ata natë.
Unë kur mbushet kupa nuk shoh, dhe e mendoj atë që them para se ta them, se gjithmonë frikësohem mos i hyj kujt në gjynah. Por nuk më erdhi keq që u largova se tregova që jam karakter dhe nuk i kthej vendimit tim’, u shpreh ish-banorja.