Ai e quajti këtë një ditë historike, duke shtuar se të hënën vendi do jetë në protestë.
“Ditë historike për lirinë në PD, për pluralizmin politik shqiptar dhe për mbarë shoqërinë shqiptare. Për herë të parë në histori është anëtarësia ajo që vendos sot për shkarkimin e Lulzim Bravës nga ajo detyrë që siç dëshmoi, nuk e ka merituar ndonjëherë.
Ky është një hap, një kapitull i ri në rrugën e rithemelimit të PD-së dhe pluralizmit shqiptar. Ky është një akt madhor, që ka dridhur themelet e narkoshtetit.
A e patë kreun e Meduzës mbrëmë se si përpiqej që të tjetërsohej? E patë ju Lul Bravën se si ka mbledhur në anti-Kuvendin e tij, nga nxënës shkollash deri te kryetarë të bashkive të PS.
Por shihni nga ana tjetër, ngadhënjimin e opozitës së vërtetë, e cila vetëm në hapat e parë, ka shkaktuar, ka sjellë entuziazëm, ka sjellë shpresë të madhe dhe besim në rritje në rini dhe të gjitha shtresat e tjera të shoqërisë.
Ato që bën Lulzim Brava, atë skenar e merr nga kreu i Meduzës. Ju jap fjalën që do kenë të njëjtin fund dhe të njëjtin fat.
Të hënën, në orën 4, të gjithë demokratët në protestën e madhe në mbrojtje të interesit kombëtar, por edhe kundër vjedhjes së tmerrshme të 430 milionë eurove që kërkon kreu i Meduzës me SPAK-un e tij t’i fshehë me një ryshfet prej 3 milionë eurosh.
Po i mbledh demokratët në cilësinë e sovranit. Kuvendi është autoriteti më i lartë. Referendumin e thirri Kuvendi,” tha Berisha.