Kjo e shtunë është vendimtare përsa i përket situatës së krijuar në Partinë Demokratikë kohët e fundit e cila duket se është ndarë në dy kampe, në ato që mbështesin kryetarin Lulzim Basha dhe nga ana tjetër përkrahësit e ish liderin Sali Berisha.
Pas Kuvendit të 11 dhjetorit mëngjesin e sotëm ka nisur votimi në të Korçë, Dibër, Lezhë, Tiranë dhe në të gjithë qarqet e tjera për referendumin e miratuar nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së një javë më parë për shkarkimin e kryedemokratit Basha.
Ka nisur pa probleme votimi në katër Bashkitë e Qarkut Dibër.
Megjithëse temperatura të ulëta procesi i votimit ka nisur në orën 8 sipas udhëzimit. Deri në momentet që flasim nuk raportohen probleme, ndërsa ka interesim edhe pse kushtet e motit janë të ftohta.