Ish-deputeti i Durrësit dhe ish-ministër i Mjedisit Lefter Koka është arrestuar me urdhër të SPAK. Lajmi konfirmohet për Euronews Albania nga SPAK.
Gazetari Eni Ferhati raportoi se SPAK pritet të dalë me një njoftim zyrtar lidhur me këtë arrestim. Ish-ministri mendohet se do të akuzohet për shpërdorim detyre në kohën kur drejtonte Ministrinë e Mjedisit, lidhur me çështjen e inceneratorëve.
Lefter Koka fitoi mandatin e deputetit të Durrësit nën siglën e PD në zgjedhjet e fundit të 25 prillit, por pak muaj më vonë hoqi dorë nga mandati.