GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Drejtësi

Avokati: Pjetër Shala u dënua për krime që nuk ishin në aktakuzë

15/05/2025
në Drejtësi, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Avokati: Pjetër Shala u dënua për krime që nuk ishin në aktakuzë
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati i Pjetër Shalës, Jean-Louis Gilissen thotë se klienti i tij konsideron që është vendosur në një kurth të vërtetë.

Këtë, Gilissen e tha gjatë parashtrimit të pikave të apelimit në seancë të Apelit kundër vendimit të Themelores, e cila e dënoi me 18 vjet burgim për krime lufte.

“Zoti Shala e konsideron veten që të jetë vënë në një kurth të vërtetë”, tha Gilissen.

Përpara kësaj, Gilissen tha se janë cenuar të drejtat e mbrojtjes për të qenë në dijeni për dëshmitë në lëndën gjyqësore.

“Trupi gjykues ka cenuar seriozisht të drejtat e mbrojtjes për të qenë plotësisht në dijeni të dëshmive në këtë lëndë gjyqësore për të pasur kohë mjaftueshme dhe mjete të mjaftueshme për të përgatitur provat veta dhe ka cenuar mënyrën e paraqitjes së provave prej mbrojtjes. Si është e mundur që të trajtohen siç duhet deklaratat inkriminuese kur ti nuk e di në qoftë se deklaratat e tilla janë të pranueshme në prova gjyqësore apo jo. Duhet ta marrësh me mend”, tha ai, raporton Betimi për Drejtësi.

Gilissen u shpreh se kjo situatë e tillë ka qenë e përsëritshme gjatë kohës sa kanë vazhduar procedurat gjyqësore.

“Më duhet të shtoj që është e rëndësishme të theksohet se një situatë e tillë në të cilën është vendosur mbrojtja, ka qenë një situatë e përsëritur gjatë procedurave gjyqësore”, tha ai.

Avokati i Shalës tutje thotë se ndërkohë që aktakuza flet për nëntë viktima të identifikuara, për çka u ngarkua Shala me përgjegjësi penale, aktgjykimi lidhej me 18 viktima.

“Në fakt, ndërkohë që aktakuza i referohet nëntë viktimave të identifikuara dhe e ka ngarkuar me përgjegjësi penale zotin Shala sa i takon këtyre 9 viktimave të identifikuar, vendimi i dënimit në aktgjykim lidhej me 18 viktima pa asnjë lloj ndryshimi të mundshëm në aktakuzë në asnjë moment të mundshëm”, tha ai.

Mbrojtja thotë se Shala është shpallur fajtor për krime që nuk janë përmendur fare në aktakuzë.

“Shala është dënuar dhe është shpallur fajtor për krime që nuk janë përmendur fare në aktakuzë. Këto viktima që janë identifikuar më teje nuk kanë qenë pjesë fillimisht e çështjes së Prokurorisë dhe Prokuroria nuk i ka identifikuar asnjëherë këto viktima të implikura. Nuk i ka intervistuar asnjëherë ato dhe nuk ka lëshuar asnjëherë fletëthirrje për ato”, tha Gilissen.

Veç kësaj, Gilissen thotë se Prokuroria asnjëherë gjatë gjykimi nuk i ka përmendur këta personat e tjerë jashtë çështjes së saj të cilët janë identifikuar si viktima.

“Prokuroria nuk ka thënë asnjëherë gjatë gjykimit dhe nuk i ka përmendur personat e identifikuar si viktima. Kjo do të thotë që mbrojtja asnjëherë nuk e ka pasur mundësinë që së pari të hetojë dhe se dyti të kontestojë, së treti të diskutojë dhe se katërti të paraqes një mbrojtje sa u takon këtyre nëntë personave shtesë sa i takon që janë quajtur viktima të identifikuar dhe Prokuroria nuk ka kërkuar që të ndryshojë qëndrimin e vet sa i takon këtyre 9 personave shtesë të ashtuquajtur viktima të identifikuara”, tha Gilissen.

Si rrjedhojë, Gilissen thotë se mbrojtja nuk e ka pasur asnjë lloj mundësie që të krijojë mbrojtjen e saj ndaj këtyre personave.

“Nuk e kem pasur asnjë lloj mundësie për një mbrojtje reale dhe efektive ndaj këtyre personave. Ne, madje as nuk e dimë se çfarë kanë për të thënë këta persona për të ashtuquajturën viktimizim të tyre ose mungesë të viktimizimit”, tha ai.

Në anën tjetër, ai thotë se edhe aktgjykimi ka përmendur persona tjerë si pjesë e të ashtuquajturës “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”, të cilët Prokuroria s’i ka përmendur në aktakuzë.

“Më tej, aktgjykimi ka shtuar persona të caktuar përveç personave të përmendur në aktakuzë si pjesë e Ndërmarrjes Kriminale të Përbashkët që pretendohet se kanë vepruar në Kukës. Aktgjykimi i ka shtuar këta persona ndërkohë që prokurori në vetvete nuk ka mbështetur asnjë version të tillë me fakte dhe nuk është shprehur sa i takon këtyre personave në pjesëmarrjen në NPK”, tha ai.

Jean-Louis Gilissen ai tha se disa prej këtyre personave që janë shtuar, kanë qenë edhe dëshmitarë të Prokurorisë.

“Mbrojtja është privuar nga çdo mundësi për të kryer hetime, për të diskutuar, kontestuar ose për të paraqitur mbrojtje lidhur me këto pika. E vendosur dhe e gjendur në një situatë të tillë në fund të procesit gjyqësor, ne për herë të parë kemi dëgjuar që këta persona kanë qenë pjesë e NPK-së së pretenduar”, tha ai duke shtuar se kur u dha aktgjykimi ndaj Shalës kjo u mor vesh.

Ai tha se mbrojtja nuk është informuar asnjëherë për ndryshime të tilla procedurale edhe pse e kanë pasur të drejtën që të informohen lidhur me këtë.

“Zoti Shala e konsideron veten që të jetë vënë në një kurth të vërtetë”, tha Gilissen.

Ndërsa avokati tjetër, Mohamed Hedi-Auoini tha se trupi gjykues ka bërë shkelje të rënda në vlerësimin e besueshmërisë së dëshmitarëve kryesorë të Prokurorisë

Tags: AktakuzeJean-Louis Gilissenkrimepjetër shala
ShareTweetShare
Previous Post

Osmani ia vendos krerëve politik në ballë të dhomës fotografinë e presidentit Rugova, s’e mbante aty më herët

Next Post

Nuk është dëmtuar varri i heroit Bekim Berisha – Abeja, sqarim nga asambleisiti Naim Bytyqi

Next Post
Nuk është dëmtuar varri i heroit Bekim Berisha – Abeja, sqarim nga asambleisiti Naim Bytyqi

Nuk është dëmtuar varri i heroit Bekim Berisha – Abeja, sqarim nga asambleisiti Naim Bytyqi

Lajmet e fundit

Kalimi i bizneseve në treg të hapur energjetik, Rafuna: Vendimi i ka zënë bizneset të papërgatitura

Kalimi i bizneseve në treg të hapur energjetik, Rafuna: Vendimi i ka zënë bizneset të papërgatitura

15/05/2025
Von der Leyen publikon foton me liderët e BP6 në Tiranë: Ndajmë një kontinent dhe një të ardhme të përbashkët

Von der Leyen publikon foton me liderët e BP6 në Tiranë: Ndajmë një kontinent dhe një të ardhme të përbashkët

15/05/2025
Dhunohet një grua në Obiliq, i dyshuari në arrati

Rriten rastet e dhunës në familje, shumica gra të moshës 20 deri në 30 vjeç

15/05/2025
Zelensky arrin në Shqipëri, pritet nga ministri Vengu

Zelensky arrin në Shqipëri, pritet nga ministri Vengu

15/05/2025
Lojërat Mesdhetare 2030 mund të dështojnë, kreu i KOK-ut: Jemi në pikën e kuqe

Lojërat Mesdhetare 2030 mund të dështojnë, kreu i KOK-ut: Jemi në pikën e kuqe

15/05/2025
PD fiton 2 mandate në Kukës, PS 1, ja deputetët

Zgjedhjet në Shqipëri, lista me 10 kandidatët më të votuar, vetëm dy nga PD

15/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Kalimi i bizneseve në treg të hapur energjetik, Rafuna: Vendimi i ka zënë bizneset të papërgatitura

Kalimi i bizneseve në treg të hapur energjetik, Rafuna: Vendimi i ka zënë bizneset të papërgatitura

15/05/2025
Von der Leyen publikon foton me liderët e BP6 në Tiranë: Ndajmë një kontinent dhe një të ardhme të përbashkët

Von der Leyen publikon foton me liderët e BP6 në Tiranë: Ndajmë një kontinent dhe një të ardhme të përbashkët

15/05/2025
Dhunohet një grua në Obiliq, i dyshuari në arrati

Rriten rastet e dhunës në familje, shumica gra të moshës 20 deri në 30 vjeç

15/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.