Një polic i qytetit të Kukësit është arrestuar në flagrancë së bashku me një shtetas tjetër mbrëmjen e sotme, pasi u kapën duke transportuar 9 sirianë.
Arrestimi i tyre është bërë nga policia e Fierit, ndërsa drejtonin dy automjete në aksin rrugor Fratar-Fier.
Inspektori Y. L. dhe qytetari I.Ç. dyshohet se kanë kryer shpërdorimi të detyrës si edhe dhënie ndihme për kalim të kufirit kundrejt përfitimit të paligjshëm.
Prokuroria e Fierit po punon për hetimin e plotë të rastit në fjalë.