Futbollisti shqiptar Rei Manaj nga sezoni i ardhshëm do të jetë një lojtar i Alabasete në Spanjë.
21-vjeçari sipas mediave italiane ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, duke u larguar kështu përfundimisht nga Interi.
Gjithsesi zikaltërit kanë parashikuar një pikë në kontratë më të drejtën për të riblerë kartonin e sulmuesit.
Kujtojmë që sezonin e fundit Manaj luajti si i huazuar te skuadra e Granadas.