Dy meshkuj janë arrestuar mbrëmë në Prishtinë, pasi sulmuan një femër. Kështu njofton Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh.
Të dy u dërguan në mbajtje me urdhër të prokrurorit thuhet në raport.
E plotë:
Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.