GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Pse Albulena Haxhiun e meriton veç Vetëvendosja?

20/04/2025
në Kosovë, Lajme, Opinione
Koha e leximit:3 mins read
Vendimi për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë, Haxhiu: Vullneti i qytetarëve për drejtësi po tentohet të përmbyset
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Arbër Ramadani

Krejt kaosi politik i krijuar në lidhje me atë se a do të duhej të dorëhiqeshin nga pozitat e tyre eksekutive, kur tashmë kanë marë punë në Kuvend, si deputet, adresën e ka te Ligji për Qeverinë, i cili ka mospërputhje nenesh. Autore e atij ligji është zyra e Albulena Haxhiut, ish-ministre e drejtësisë, e propozuar për Kryetare Kuvendi nga Vetëvendosja.

Ligji për Qeverinë shte ndër ligjet e rralla, që nuk iu kontestua në Gjykatën Kushtetuese…. ja rezultati! Ministria që udhëhoqi Albulena Haxhiu, synonte një reformim të thellë. Që nga Vettingu në sistemin e drejtësië, Byroja për Konfiskimin e Pasurisë e reforma në Këshillin Prokurorial. Për krejt këto, Haxhiu e kishte gojën plotë dhe zërin gjithmonë lartë. Por, puna kurrëkund. Ajo dështoi ta përpilonte qoftë një ligj të rëndësishëm të reformës, që do t’i kalonte filtrate e Gjykatës Kushtetuese e do t’ia shihte hajrin qytetari. Rezultati; asgjë, kurrgjë, zero! Veç kaos aty-këtu, sikur me Ligjin për Qeverinë.

Haxhiu Kryetare Kuvendi?

57 vota ‘pro’ Haxhiut nuk janë pak. Ajo nuk është ta zëmë sikur Glauk Konjufca ose deputete ta themi normale e Kuvendit. Haxhiu është militante-aktiviste e VV-së. Ajo edhe sa ishte ministre, s’u bë asnjëherë institucionaliste. Shau sistemin gjyqësor, qysh shante në rrugë. Protestoi para ministrisë së drejtësisë njëherë, anipse vet e mbante at post. Haxhiu është aktiviste e shkëlqyer e Lëvizjes Vetëvendosje, siç ata e përshkruajnë aktivistin. Dhe Albulena Haxhiun e meriton Vetëvendosja. Por, veç Vetëvendosja.

Dy dështime për Albulena Haxhiun

Pavarësisht se ditëve të fundit kanë qenë të bindur se i kanë numrat, po del se kanë mashtruar.

Lëvizja Vetëvendosje aktualisht i ka 57 vota në Kuvendin e Kosovës.

Propozimi i VV-së për kryteare të Kuvendit ka dështuar dy herë radhazi.

Albulena Haxhiu në dy radhët ka marrë 57 vota.

Votë pro pati deputeti Veton Berisha, përderisa Duda Balje nuk mori pjesë fare në votim.

Nisma Socialdemokrate ka abstenuar, përderisa LDK-ja votoi kundër. PDK-ja nuk mori pjesë fare në votim.

Faton Peci e Glauk Konjufca, në dy adresime të ndara, e lutën opozitën në një formë, që ta votojnë kandidaturën, pasi iu takon me Kushtetutë.

“Propozimi ynë është padyshim i njëjtë ,është znj.Albulena Haxhiu. Është një e drejtë e partisë fituese, që e kodifikon ushtetuta. Kështu që iu kisha lut, si kolegë, shumë prej juve me shumë mandate në Kuvend, ta mbështesni këtë propozim, sepse vetëm kështu nuk bëhemi pjesë e bllokimi të themelimit të institucioneve. T’i thirrim arsyes të gjithë, që ta votojmë, e të shkojmë në faza të tjera” – tha Konjufca, transmeton Nacionale.

“Kemi ba përpjekje për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, është e rëndësishme që të dihet se e drejta për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit i takon vetëm grupit më të madh parlamentar. I bëj thirrje që most ë vonojmë vendin për 48 orë në ardhje, ose 4 ditë të tjera, për shkak se kryetari i Kuvendit i takon VV-së. Është në dorën e tyre që të aprovojmë propozimin e VV-së për kryetar të Kuvendit, në të kundërtën nuk mundemi me ec tutje. Do t’i kemi numrat për qeveri. Negociatat vazhdojnë”, tha Faton Peci, raporton Nacionale.

Në anën tjetër, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, dhe shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, kanë bërë të ditur se nuk kanë vote për kandidaten e VV-së.

“Propozimi për kryetarin e Kuvendit i takon grupit më të madh, por kjo nuk është obligative që ta votojnë këdo që propozojnë. As në të kaluarën nuk ka ndodh, e nuk ndodh as tash. Le të provojnë me gjet kandidat tjetër. I takon VV-së që kryetari i saj ta bëjë shumicën”, tha Krasniqi.

Kurse, AAK-ja ka bërë të ditur se votë ka vetëm për Shqipe Selimin dhe Saranda Bogujevcin.

Pak optimizëm VV-së ia dha Fatmir Limaj.

“Fillimet i kanë vështirësitë e veta, sot është bërë hap i rëndësishëm me votimin e raportit. Ishte veprim absurd ajo që ndodhi për ato dy ditë. E panevojshme. Tanimë jemi deputet. Shumë shpejt edhe këto tjerat do të përfundojnë. Mbetet që të konstituohet Kuvendi”, tha Limaj.

Mbetet të shihet se cila do të jetë rruga e pushtetit drejt sigurimit të votave.

Seanca e radhës do të mbahet të hënën në orën 15:00.

Tags: Albulena HaxhiuVetevendosja
ShareTweetShare
Previous Post

Aksident në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, ende nuk dihet nëse ka viktima dhe të lënduar

Next Post

Dy meshkuj sulmuan një femër në Prishtinë, arrestohen

Next Post
Policia kufitare gjatë së shtunës konfiskoi dy armë dhe 52 fishekë

Dy meshkuj sulmuan një femër në Prishtinë, arrestohen

Lajmet e fundit

Spahiu: Kondukteri s’mi mori dinarët, tha ‘nuk guxoj prej Albin Kurtit’

“NËSE TI LUFTON PËR ME BASHKU ME SHQIPNINË, KAM ME TA KTHY PUSHKËN ME LUFTU KUNDËR TEJE”, Nexhmedin Spahiu – Blerim Latifit

17/06/2025
Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”

17/06/2025
Macron: Ndryshimi i regjimit në Iran do të rezultonte kaos

Macron: Ndryshimi i regjimit në Iran do të rezultonte kaos

17/06/2025
Baton Haxhiu i kthehet Nexhmedin Spahiut, debat i ashpër: Kurrë Serbia nuk e njeh Kosovën –  nuk ka qare – kur

Baton Haxhiu i kthehet Nexhmedin Spahiut, debat i ashpër: Kurrë Serbia nuk e njeh Kosovën – nuk ka qare – kur

17/06/2025
Ushtarët e FSK-së stërviten krah atyre amerikanë

Ushtarët e FSK-së stërviten krah atyre amerikanë

17/06/2025
LDK e Pejës propozon Muhaxherin edhe për një mandat

Muhaxheri- Kurtit: Kthjellu, s’mund të imponosh

17/06/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Spahiu: Kondukteri s’mi mori dinarët, tha ‘nuk guxoj prej Albin Kurtit’

“NËSE TI LUFTON PËR ME BASHKU ME SHQIPNINË, KAM ME TA KTHY PUSHKËN ME LUFTU KUNDËR TEJE”, Nexhmedin Spahiu – Blerim Latifit

17/06/2025
Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”

17/06/2025
Macron: Ndryshimi i regjimit në Iran do të rezultonte kaos

Macron: Ndryshimi i regjimit në Iran do të rezultonte kaos

17/06/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.