Xhezair Shaqiri- komandant HOXha i UÇK-së ka shkruar në facebook lidhur me hyrjen e UÇK dhe betejën e njohur të Haraçinës në verën e 2001.
Ja postimi i plotë:
..Respekt per gjit ata Luftetar te cilet jan futur nder te paret ne betejen e Haraqines dhe ata tjeret qe na erdhen ne ndihm me von
Disa javë, para se te futemi në Haraçinë,
në shtabin e brigadës ka ardh propozimi nga Prizreni, që të futet një njesit i UÇK’së në Haraçinë, me qëllim që të dërgohet mesazhi deri tek qeveria e MK se UÇK’ja ka djem që do ta rrezikonin Shkupin dhe çdo pëllëmb të këti “Shteti” artificial, nëse vazhdon me këtë status’cvo!
..Ketë detyrë për sipër e morrën Xhavit Hasani dhe Dan Limaj, por mbas disa ditësh ata u tërhoqën, sepse e vërejtën se fitore të UÇK’së në Haraçinë, nuk mund të ia arrite!
..Pastajë, erdhi Kusha me Qufën dhe emëruan si Komandant kompanie, Selajdin Azirin-Bokserin,qe ai niset me disa djem të Haraçinës, por këto të Haraçinës e nuhaten një rrezik dhe shtruan kërkesa plotësuese sepse kështu i këshillova unë. Pastaj fillojë të diskutohet në shtab, shumë kërkesa, dhe më në fund u kërkua nga unë që te futem si komandant me përvojë (që kisha) për një fitore të UÇK’së, në Haraçinë! Unë, kërkova që të caktohet logjistika ekstra që të sjellin armatim dhe municion vetëm për Haraçinë, ku dhe u pranua.
..Ne besuam ne vendimin që morem bashk me shokët dhe u futem në Haraçinë siq e ka spjeguar me lart Goza,
qe në ditën e parë, ju kujtohet na dul situata prej kontrollit, sepse organet sllavo’pushtetare u informuan që në ditën e parë, se ne ishim në Haraçinë, dhe na mbeti shum pak koh per pregaditje dhe organizimin e strukturave ushtarake dhe pozicionet, po ashtu kishim shumë pak kohë për tu armatosur,
logjistika u vonua duke na u sjellur armatimin, për ketë arsye une personalishtë shkova dy ditë në Likovë, duke i lan luftëtarët në Haraçinë, dhe u ktheva me pas me vetëm 5 kuaj armatim i cili me mua ishte, tash më dëshmori kombit, Beqir Sadiku, edhe atë këto kuaj armatim ishin të shokëve tonë, të cilet na dhënë këtë armatim pa e pyetur shtabin, kurse shtabi më tha se gjoja ende nuk ka ardhur koha për armatim (ekstra) pos asaj personalës.
..Me një fjalë, na kishin pas dërgur “mish për top”, dhe jo për fitore! Por, pasi fitorja erdhi, shtabistat ju quanin “Bataljoni i vdekjes”..
Disa djem te fort kur ariten ne Haraqin nai konfirmuan lajmin qe dyshonim se Nazmi Beqiri Sadulla Duraku e disa tjer nuk po e mshefin qe ju ne Haraqin dot sakrifikoheni dhe per te ju ndihmuar ju kemi ardh ne Haraqin
Shum vite mbrapa Nazmi B ende edhe sod i dergon djem njerin kunder tjetrit qe te vriten per vota
..Ju kujtohet kur befasi si asnjë herë më parë, forcat maqedone u futen mbi Sllupqanë, dhe u dasht ne që të kërrcenojmë Rafinerinë, Parllamentin dhe Aeroportin, dhe u tërhoqën mk nga sllupqani, por ne ende kishim probleme armatim. Disa komandanta qe spo au permendi emrat kishin dal ne ato momente ne Kosovë, bash në momentin kur na u deshten më se shumti, dikush i la forcat me marveshje pazari, kurse tanksat armike pa u vërejtë te hypin mbi pozicionet e UÇK në Sllupqan, ju nuk dinit sen, por un isha jashtzakonisht i brengost në ato momente, për të gjithë ju dhe fatin e betejës.
..Bashkë me ne (Për Haraçinë), disa komandanta kan pas me u futur në Hasanbeg, por nuk u futen me preteks se armatimin qe e kan dërgu më parë ne Hasanbeg, ju kishte hy uji dhe ishin n’dryshkur.
..Ofenziva filloi në Haraçinë, dhe ju qe ditën e parë, me armatim te pakët, gjithë ju shokët, përfshi dhe Telin, qëndruat si Luana, ditën e parë, kurse ditën e dytë i vetmi Komandant Sokoli që na dërgojë forca plotsuese dhe armatim.
..Pse beteja e Haraçinës ka qenë ma e vështira nga gjitha betejat e UÇK’së, sepse se pari herë armiku i përdor Avionet, raketat dhe disa armatime qe me parë nuk i kishin përdorë kundër UÇK’së, kundër nesh ishin gjithë gjeneralët e policisë dhe ushtrisë sllavo’maqedone. Ju kujtohet granatimet dhe sulmet si breshër mbi ne, dhe MK deklaronin per gjdo ditë gjoja i kemi vrarë mbi 250 luftëtarë të UÇK’së, kurse ne ishin gjithsejt 240 ushtar, por llagamet, podrumet e shtëpive dhe bunkerat i forcuam para kohe, dhe nga shoket tanë vetem kishim 6 dëshmorë, dhe disa të plagosur.
..Jeni luana sepse qendruat dhe asnjeri nga ju nuk ju ndegjua zëri, për tërheqje, por qëndruat! A nuk fitoi UÇK në këtë betejë!? Sigurishtë PO.
..Populli e ndëgjon dhe këndon Idriz Seferi i cili bëri luft në grykën e Kaqanikut, disa orë kundër një gjenerali turk, Dergut Pashes,
Kjo këngë intonohet me një qëllim, kurse nuk i këndohet kësaj beteje që kishte kundër gjithë gjeneralat e një shteti barbarë, që nuk la armatim, artileri dhe bombardues pa çkrepur mbi trimat e UÇK’së, të cilët trima në posedim kishin vetëm armatim të lehtë, dhe tak_Tuk, gjysëm të rëndë, por Allahu di me shpërbly sakrificen dhe trimërin tuaj.
..Dhe sot, nuk guxon askush të shkel mbi këtë betejë, sidomos ato të cilët vetëm si spektatorë e shikuan ketë betejë, as unë nuk do flasë nëse ju nuk shkretoni, këtu kan punë vetëm historianët, që brezat që vijnë me krenari të mësojnë për ket betejë.”, ka shkruar Xhezair Shaqiri.