Mbi 1 mijë persona vuajnë dënimet nëpër burgje të Kosovës, të shpallur fajtorë për vepra të ndryshme penale.
Prej tyre, 96 të burgosur kanë kërkuar këtë vit që t’u falet pjesa e mbetur e dënimit.
Nga fillimi i vitit 2021, e deri më tani kemi përcjellë në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë për procedure të mëtutjeshme 96 kërkesa”, thuhet nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Këto kërkesa shkojnë tek Presidenca.
Shefja e kësaj zyre, Vjosa Osmani është ajo e cila e gëzon të drejtën ekskluzive për pranimin ose refuzimin e tyre.
Deri tash ajo nuk e ka falë asnjërin prej të burgosurve që kanë kërkuar lirim.
Deri tash nuk na ka ardhë konfirmimi se është pranuar ndonjë”, thanë nga Shërbimi Korrektues i Kosovës për “Front Online”.
Njohësit e drejtësisë disa herë kanë potencuar se e drejta për falje është keqpërdorë nga presidentët.
Ndërsa, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, 8 kërkesa janë proceduar në gjykatat kompetente për pezullim të ekzekutimit të dënimit.