Kapiteni i Zvicrës, Stephan L ichtsteiner, ka treguar solidaritet me lojtarët me origjinë shqiptare, Granit Xhakën, Xherdan Shaqirit, Valon Behramin dhe Blerim Xhemajlin. Edhe ai është parë të festojë me simbolin e shqiponjës.
“Ne duhet t’i ndihmojmë ata. Janë njerëz të shkëlqyer dhe lojtarë të shkëlqyer. Kam folur me shumë njerëz, me baballarët e tyre, të cilët më kanë shpjeguar pikëpamjen e tyre për atë që kanë kaluar.
Ishte një presion ekstrem, ndaj mendoj se është normale të festosh kështu. Nuk mendoj se Zvicra ka një problem në këtë rast. Të gjithë e dinë se janë shtetas të dyfishtë, zviceranë me origjinë kosovare.
E rëndësishme është t’i ndihmojmë ata. Është pjesë e kulturës së tyre dhe kanë gëzuar ashtu. Kishte shumë provokime dhe ishte e vështirë për ne, më shumë për lojtarët me origjinë kosovare”, – ka shpjeguar mes të tjerash kapiteni i Zvicrës për mediet zvicerane.