Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka njoftuar se ka ndryshuar procedurën e dhënies së terminëve për viza pune.
Në njoftimin e ambasadës thuhet se në fillimit të secilit muaj do të hapet dhe do të qëndroj e hapur për 17 ditë një listë e regjistrimeve për termine.
Dhënia e vizave të punës do të ndryshoj duke filluar nga data 01.12.2021.
“Për shkak të kërkesës tejet të lartë për caktim të termineve, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion, duke filluar nga dhjetori 2021 terminet do të caktohen nëpërmjet procedurës së tërheqjes së shortit”, thuhet ndër të njoftimin e ambasades.
Njoftimi i plotë i publikuar në faqën e ambasades gjermane:
Në fillim të secilit muaj do të hapet dhe qëndrojë e hapur për 2 deri 3 javë një listë e regjistrimeve për termine për aplikim për vizë.
Ju lutem vini re që dhënia e termineve për viza sipas § 26 Neni 2 Rregullja e Ballkanit Perëndimor do të ndryshojë duke filluar nga 01.12.2021:
Për shkak të kërkesës tejet të lartë për caktim të termineve, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion, duke filluar nga dhjetori 2021 terminet do të caktohen nëpërmjet procedures së tërheqjes së shortit.
Për këtë nga data 01.12.2021 në orën 14:00 fillimisht do të hapet një listë e re e regjistrimeve për kërkesa për termine. Kjo listë do të jetë e hapur për regjistrime gjatë gjithë kohës deri më 17.12.2021 në orën 12:00. Lista më pastaj nuk do të mbyllet, sikurse ka qenë rasti deri tani, kur është arritur një numër i caktuar i përgjithshëm i regjistrimeve. Në vend të kësaj, lista aktuale e regjistrimeve do të mbyllet më 17.12.2021 në orën 12:00 dhe nga të gjitha regjistrimet, nga gjeneratori i rastësishëm i drejtuar në mënyrë kompjuterike në një procedurë të shortit do të përzgjidhen ata, të cilët e marrin një termin për aplikim në janar/fillim të shkurt 2022.
Procedura e shortit do të realizohet në javën e 51. kalendarike në Ministrinë e Jashme Federale në Berlin nën mbikqyrjen e më shumë personave. Në javën e fundit të dhjetorit, të gjithë personat që përzgjidhen do të njoftohen për datën e saktë terminit për vizë në periudhën në mes janarit dhe shkurtit.
Të gjitha regjistrimet e bëra nga data 1-17 dhjetor marrin pjesë në procedurën e shortit, pavarësisht se kur janë bërë. Regjistrimi më herët nuk paraqet përparësi kundrejt një regjistrimi të mëvonshëm brenda kësaj periudhe.
Regjistrimet e shumëfishta përjashtohen. Ndryshimet e mëvonshme të të dhënave gjatë regjistrimit nuk janë të mundura. Kalimi i një termini një personi tjetër nuk është i lejueshëm. Angazhimi i personave të tretë (p.sh. agjencioneve) nuk është i nevojshëm dhe nuk sjell asnjë përparësi.
Ju lutemi regjistrohuni në procedurë vetë dhe në qetësi dhe keni kujdes patjetër shënimin e të dhënave të sakëta. Hyrja në zyrën e vizave, edhe në rast të konfirmimit në dispozicion të terminit lejohet, vetëm nëse të dhënat personale në pasaportën e aplikuesit/es përputhen plotësisht me të dhënat e shënuara gjatë regjistrimit.
Këtu mund të kaloni tek sistemi i termineve dhe lista e regjistrimit.
Regjistrimet e personave, të cilët nuk marrin termin, fshihen në fund të muajit. Për pjesëmarrje në procedurën e shortit për termine në shkurt/fillim të marsit, është i nevojshëm një regjistrim i ri në janar. Ambasada do të njoftojë me kohë për periuhën e hapjes së listës së regjistrimit për janar. Në fund të janarit, personat e përzgjedhur me short do të marrin njofimin nga ambasada për ditën kur iu caktohet termini në shkurt/fillim të marsit.
Terminet për aplikim për vizë sipas „Rregullës së Ballkanit Perëndimor“ do të mund të bëhen vetëm nëpërmjet kësaj mënyre. Ambasada nuk jep termine të veçanëta, prandaj ju lutemi të përmbaheni nga pyetjet përkatëse.