Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, i cili u nda nga jeta të hënën, do të varroset sot në Shipol të Mitrovicës.
Ceremonia e varrimit do të mbahet në ora 12:00, kanë bërë të ditur familjarët.
Lajmi i trishtë për vdekjen e tij u bë i ditur dje.
Qerkini ka qenë i angazhuar për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, në mesin e cilëve është edhe djali i tij, Reshati.