Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli sot është lajmëruar nga Serbia. Atje po merr pjesë në një konferencë ku siç tregon ajo, ka të bëjë me përfshirjen e grave në pozita udhëheqëse.
Pacolli po qëndron në Shabac të Serbisë.
Ja njoftimi i saj:
Pas Malit të Zi, konferenca Green Balkan Netëork e organizuar nga Partitë e Gjelbra të Evropës dhe NDI po mbahet në Shabac, Serbi.
Në këtë konferencë në panelin Partitë Politike: Gjinia dhe Përfshierja prezantova rolin e Lëvizjes Vetëvendosje në përfshirjen e grave në pozitat udhëheqëse në intitucionet publike të shtetit të Kosovës. Pjesëmarrësit ishin të interesuar të kuptojnë se si ka arritur Lëvizja Vetëvendosje të tejkaloj kuotën gjinore tashmë në dy palë zgjedhjet e fundit. Të gjitha deputetet nga Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet paralamentare të vitit 2019 dhe 2021 kanë arritur të sigurojnë ulëset në parlament pa ndihmën e kuotës gjinore.
Në panel me mua ishin edhe dy gra të sukseshme në vendet e tyre Amelia Ëomack nga Partia e Gjelbër në Mbretërinë e Bashkuar dhe Natalia Stojmenoviç nga Don’t Let Belgrade Droën.
Po ashtu, e shfrytëzova rastin t’i informoj se si Serbia po pengon Qeverinë e Kosovës për të ndihmuar qytetarët e diskriminuar shqiptarë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Serbia pa ndonjë arsye ka refuzuar kërkesën për vizitë të ministrave Arbërie Nagavci, Hekuran Murati, Hajrulla Ceku dhe Liburn Aliu të cilët kishin planifikuar një vizitë dy ditore, në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë edhe pse vizita ishte planifikuat në harmoni me procedurat dhe marrëveshjen në Bruksel.