Avokati Arianit Koci, ka reaguar për sulmin tragjik në Deçan, derisa tha se mjaftojnë tre burra për të zbuluar ‘’terroristët’’ në këtë sulm, shkruan Gazeta Metro.
Koci, përmes një postimi në Facebook tha se Rrafshi i Dukagjinit sonte duhet të futet në shtetrrethim, e të hetohet çdo hyrje/dalje në Kosovë.
’ Një javë. Nuk duhet më shumë për zbulim të këtij akti terrorist.
Analistat e inteligjencës, nuk guxojnë të pushojnë hiç’’, shkroi Koci.
Ai shtoi se motivet mund të mos jenë shumë komplekse, derisa tha se burgimi I përjetshëm është masa e vetme që duhet të aplikohet
Postimi i plotë:
Tre burra të aftë, të ndershem dhe trima të Inteligjencës së Policisë – e ka të tillë; po aq burra nga AKI – dhe duart e lira në hetim – i zbulojnë terroristat e sulmit në Deçan, shumë shpejtë.
Nëse nuk ka interferim!
Natyrisht, sonte duhet që krejt Rrafshi i Dukagjinit të futet në shtetrrethim; patrullat e policisë të dalin në rrugë, dhe të hetohet çdo hyrje/dalje në Kosovë.
Një javë. Nuk duhet më shumë për zbulim të këtij akti terrorist.
Analistat e inteligjencës, nuk guxojnë të pushojnë hiç.
Përndryshe, motivet mund të jenë shumë më pak komplekse, se që mendohet.
Në nje vend ku ka krizë të moralit, motivet e krimeve makabër, shpesh janë me “tokësore” se që mendohet.
Sidoqoftë, burgimi i përjetshëm është masa e vetme që duhet të aplikohet në këtë rast.