Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e një personi që po kërkohet për “Shpërdorim i pasurisë se huaj”, shkruan Gazeta Express
Nga policia është bërë e ditur edhe se rasti ka ndodhur me 10.08.2024 në rrugën “Ismajl Kryeziur” në Prizren.
Komunikata e plotë:
Kërkesë për bashkëpunim
Prizren, 06 shkurt 2025
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personave të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të tije lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
-Personi kërkohet , për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë se huaj”, e cila ka ndodhe me 10.08.2024 në rrugën “Ismajl Kryeziur” në Prizren.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në fotot e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192.