Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas krimit të sotëm në Gllogjan ,
Haxhiu ka shkruar se ky rast duhet të zbardhet sa më parë dhe kriminelët të përballen me drejtësisë.
Krim i rëndë mbi nxënësit dhe qytetarët ndodhi sonte në Gllogjan të Deçanit.
Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me familjarët e viktimave dhe lutemi për shëndetin e personave të plagosur. Ekipi i Institutit të mjekësisë ligjore është në vendin e ngjarjes dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet. Ky rast duhet të zbardhet sa më parë dhe kriminelët duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Haxhiu