Përparim Rama po akuzon Albin Kurtin dhe partinë e tij, Vetëvendosje, në çdo paraqitje mediale për bllokimin e disa projekteve kapitale në Prishtinë. Ai gjithashtu paraqitet si i përfshirë në një konflikt të hapur me VV në kuvendin komunal, shkruan Demokracia.com.
Demokracia.com ka vërejtur se në të kaluarën Përparim Rama simpatizonte shumë Albin Kurtin dhe Vetëvendosje. Megjithatë, ai ka bërë një kalim akrobatik drejt LDK-së dhe tani drejton Prishtinën me këtë parti.
Në disa raporte të Komisionit Qindor të Zgjedhjeve, Demokracia.com ka zbuluar se Përparim Rama është shfaqur si donator në financimin e të paktën dy herë i VV-së.
Për shembull, në vitin 2014 ai ka dhuruar mbi 900 euro, ndërsa në vitin 2027, kjo shumë është rritur në 1000 euro.
Edhe pse emri i tij figuron si donator, Demokracia.com ka zbuluar se ky donacion vjen nga kryetari aktual i Prishtinës.
Demokracia.com ka provuar të marrë një përgjigje nga Përparim Rama lidhur me këto donacione të transferuara në llogarinë e VV-së, por ai nuk ka dashur të flasë.
As Lëvizja Vetëvendosje nuk ka dhënë një përgjigje.
Vendimi i Kryetarit të Komunës së Prishtinës për të këmbyer pronën komunale në Prishtina e Re me prona private në Badoc, i cili tashmë është anuluar, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. Kjo pasi një bisedë e regjistruar mes asambleistëve të VV-së ka zbuluar një marrëveshje të dyshimtë në mes të partive.
Berat Lahu, asambleist i VV-së, ka kërkuar që bashkëpartiakët të japin shpjegime për këto negociata, duke akuzuar se në emër të kryeministrit Albin Kurti janë shpenzuar miliona për Badocin.
Për këto deklarata dhe për të tjera, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetime. Ata kanë konfirmuar se rasti është në fazën fillestare të procedurës dhe se informacione të mëtejshme nuk mund të jepen për momentin.
Edhe, në zgjedhjet e vitit 2014-të, Rama shpërndante thirrjet e Kurtit, derisa edhe mbështeste kritikuesit e Qeverisë Hoti.
Rama që do të garojë në zgjedhjet komunale me LDK-në, kishte përkrahur Shpend Ahmetin për kryetar të Prishtinës më 2017-të.
Ndryshe, në paraqitjen e parë televizive si kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Rama dha dy deklarata kundërthënëse.
Derisa në Rubikon tha se është apolitik, duke nxitur reagime të shumta, pas pak orësh tha se megjithatë është pjesë e LDK-së.
E veç për ta votuar VV-në, Rama udhëtonte nga Londra në Prishtinë.
Kjo shihet në një përshkrim të një fotoje që ia kishte vendosur ish-deputeti i VV-së, Fisnik Ismajli më 2013.
Teksa publikonte fotografi me Përparim Ramën, ai shkruante se ky i fundit ka ardhur nga Londra për të votuar.
“Jeton në Londër. Parmbramë e fitoi çmimin World Interiors News Award për dizainimin e Hamam Bar në Prishtinë, mbramë ishte në Hamam Bar, sepse ka ardhë në Prishtinë enkas me votue. Respekt, Përparim Rama”, shkruante Ismaili në Facebook.
Përparim Rama, kryetari ‘apartiak’ i Prishtinës, po merr pjesë tash në tubime zgjedhore brenda shkollave të kryeqytetit. I njëjti që gjatë gjithë vitit e ka ripërtëritë 100 here se është i pavarur, tani po i shkel parimet e veta duke u angazhuar në aktivitete partiake. /Demokracia.com/