Policia e Kosovës, konkretisht Sektori i Hetimeve i Departamentit të Policisë Kufitare, ka bërë të ditur se këtë të hënë në regjionin e Ferizajt kanë ndaluar pesë vetura, në të cilat është gjetur mall komercial pa dokumentacion përkatës.
Sektori i Hetimeve i Departamenti të Policisë Kufitare, në asistim edhe të Njësive tjera të Departamentit të Policisë Kufitare, gjatë realizimit të detyrave në implementimin e planit operativ kanë ndaluar për kontroll pesë (5) automjete si në vijim: 1). Seat Alhambra, 2). VË Sharan, 3) Seat Alhambra, 4). VË Sharan dhe 5). Seat Alhambra, të gjitha me drejtues (vozitës) meshkuj shtetas kosovar, nën dyshimin për tregti të ndaluar”, bëhet e ditur në komunikatën e policisë.
Ndërsa, sipas udhëzimeve të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, malli është konfiskuar nga Dogana e Kosovës ndërsa personat e dyshuar pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.