Kandidatët e PDK-së për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit, Xhemshit Krasniqi, Nahit Hasani, Bashkim Mustafa dhe Shasivar Haxhiaj kanë takuar struktura të PDK-së në Fushëkosovë dhe qytetarë ku ka kanë shpalosur programin e tyre për zgjedhjet parlamentare, shkruan Gazeta Papirus.
Kandidati i PDK-së, Nahit Hasani foli për rolin e strukturave e te PDK-së në shtetndërtim si dhe dëmin që qeverisja aktuale ka shkaktuar vendit. Si ish i burgosur politik ai tha se kryeministri aktual është tjetërsuar, duke rritur në maksimum dozën e arrogancës dhe duke injoruar skajshmërisht kërkesat qytetarëve e sidomos kategorive të dala nga lufta.
Ai po ashtu foli edhe për një zotim që i kishte dhënë kryeministri Kurti për të vizituar në Hagë drejtuesit e luftës, zotim nga i cili heqi dorë siç tha Hasani duke arsyetuar në shkaqe procedurale. /Gazeta Papirus/