Nuk kishte ndodhur në Telebingo! Ardit Gjebrea e telefonoi, por qytetari ishte ndarë nga jeta sot.
Në emisionin “E diela Shqiptare” ka ndodhur një ngjarje e pazakontë dhe mjaft trishtuese.
“Telebingo” është rubrika ku shumë qytetarë presin të jenë fitues dhe të jetë numri i telefonit të tyre ai që Ardit Gjebrea telefonon.
Në momentin që Ardit Gjebrea ka thirrur në telefon njërin prej fituesve, pas telefonit u dëgjua një zonjë, por në fakt nuk ishte ajo të cilës “i kishte rënë fati”.
E pyetur nga Gjebrea se ku ndodhej zotëria që kishte të shkruar emrin në biletë, ajo tha se ai për fat të keq kishte ndërruar jetë këtë mëngjes.