Bashkim Mustafa kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka zhvilluar një vizitë në Klinë, ku u prit me entuziazëm dhe mbështetje nga strukturat dhe aktivistët e PDK-së, shkruan Gazeta Papirus.
Gjatë vizitës, ai ndau disa foto dhe video nga atmosfera e ngrohtë e pritjes, duke shprehur falënderime të veçanta për të gjithë ata që kontribuojnë në forcimin e partisë.
Në postimin e tij, Mustafa falënderoi Kryetarin e Degës së PDK-së në Klinë, z. Sokol Bashota, si dhe kandidatin tjetër për deputet, Prof. Dr. Fadil Millaku, për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Ai gjithashtu vlerësoi rolin e aktivistëve të PDK-së, të cilët janë të angazhuar çdo ditë për përparimin e partisë në këtë rajon.
“Faleminderit për pritjen dhe mbështetjen, Kryetarit të Degës së PDK-së në Klinë, z. Sokol Bashota, si dhe kandidatit për deputet, Prof. Dr. Fadil Millaku. Gjithashtu, një falënderim të veçantë për strukturat dhe aktivistët e devotshëm të PDK-së në Klinë për angazhimin e tyre të vazhdueshëm,” shkruan Mustafa.
Kjo vizitë ka theksuar unitetin dhe angazhimin e PDK-së për të vazhduar rrugën drejt një të ardhmeje më të mirë për qytetarët e Kosovës.
#bedrihamzakryeminister
#94bashkimmustafa
#MaMirë
#PDK