Një police 22-vjeçare, ka ndërruar jetë këtë të martë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Alesia Lumi ra aksidentalisht para disa ditësh te Piramida, derisa ka qenë jashtë detyrës zyrtare.
Mediat e Shqipërisë kanë raportuar se 22 vjeçarja ka ndërruar jetë në urgjencën e Traumës, si pasojë e një hemoragjie.
Prej dy javësh, ajo ndodhej në shërbimin e Neurokirurgjisë për shkak të disa dëmtimeve në kokë.
22 vjeçarja ishte efektive e Policisë në Komisariatin e Kamzës.