Ai është konsideruar si një ndër meshkujt më të pashëm të politikës në botë,por me ndodhinë e tij të fundit Justin Trudeau duket se është kthyer në ndër meshkujt më gazmorë të politikës në botë.
Sipas një teorie konspirative, kryeministri kanadez ka patur dje të vëna vetulla fallco gjatë një konference për shtyp të samitit G7.
Në video duken vetullat e kryeministrit të cilat bien teksa ai flet.
Videoja po bën xhiron e botës,madje deri më tani janë vënë edh baste!
Por DailyMail raporton se asgjë nuk është ashtu si duket.
Kryeministri nuk ka patur vetulla fallco dhe ato që I “kanë rënë ” janë vetëm pasojat e një ndriçimi të keq.
A duhet ta besojmë ne këtë?!