Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë pritet të mbajë mot me diell, teksa temperaturat do të shënojnë rënie dhe do të ketë brymë në mëngjes.
Të shtunën parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 14-17 gradë. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.
Ditën e diel do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira parashihen rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 15-18 gradë. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-2 metër për sekondë.
Gjatë këtyre dy ditëve në mëngjes do të ketë brymë si pasojë e rënies së temperaturave dhe kthjellimeve në troposferë, thuhet në parashikimin e motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.