Forumi Intelektual Europa 2030, si një grup i përbërë nga një numër i madh profesorësh të fushave të ndryshme dhe intelektualësh të shquar, do të jetë pjesë e listave zgjedhore të koalicionit AAK, NISMA dhe Listës Konservatore në zgjedhjet e datës 9 shkurt. Forumi Intelektual Europa 2030, si kandidat për Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të përfaqësohet nga personalitete të shquara dhe me përvojë të dëshmuar si në nivel vendor, ashtu edhe ndërkombëtar. Së shpejti, Forumi Intelektual E30 do ti publikojë emrat e kandidatëve që do të jenë pjesë e listës së përbashkët të koalicionit.
Si një grup akademik, Forumi Intelektual do të jetë një shtyllë e fortë për shtetin e Kosovës, duke kontribuar me ekspertizë në fusha të ndryshme për përmirësimin e gjendjes aktuale në vend. Parimet bazë të këtij forumi do të jenë respektimi dhe nderimi i vlerave kombëtare, si dhe angazhimi për fuqizimin e shtetit të Kosovës.
Thuhet në njoftimin e Forumit Intelektual E30.