Nga nesër, me çadër dhe veshje të vjeshtës pasi pas mesditës reshje mesatare dhe shpesh intensive pritet të bien në Shqipëri duke rikthyer përmbytje të shkallës lokale të hënën në mbrëmje dhe gjatë së martës.
Po ashtu pritet rënie e temperaturave, e lehtë paradite por një rënie me rreth 4°C do vijojë nga pasditja dhe në vijim gjatë gjithë javës duke shënuar vlera tipike të vjeshtës ku maksimalet zbresin në 28°C.
Era në brigjet detare por kryesisht në det të hapur do të arrijë shpejtësi mbi 70km/h duke krijuar vonesa në trafikun detar./A2 CNN