Një rast i vjedhjes ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Banjë e Malishevës.
Dyshohet në parkingun e një marketi është vjedhur një veturë me targa vendore.
Rasti u konfirmua për Klankosova.tv nga Policia në Gjakovë.
Bëhet e ditur se 22-vjeçarja e cila posedonte këtë veturë, i kishte lënë çelësat brenda, njofton Klankosova.tv
Ankuesja, femër kosovare, punon në marketin në fjalë.
Kështu i dyshuari i cili është në kërkim, nuk e ka pasur të vështirë që ta merrte veturën.
Policia ka nisur hetimet për ta zbardhur rastin dhe arrestuar personin e dyshuar.
Prokuroria e ka iniciuar rastin si “Vjedhje”.