Ka përfunduar pa gola pjesa e parë në mes të Portugalisë dhe Sllovenisë në takimin që po luhet në kuadër të 1/8 së finales në Euro 2024.
Pas vetëm pesë minutash lojë, portugezët rrezikuan me anë të Ruben Dias, me gjuajtjen e tij që përfundoi afër shtyllës së djathtë.
Një rast të mirë shënimi lëshoi edhe Bruno Fernandes (13’), që nuk e arriti pasimin e Bernado Silvës për të realizuar nga afër.
Në minutën e 34-të, Cristiano Ronaldo tentoi nga gjuajtja e lirë, por vetëm shtylla horizontale shpëtoi Slloveninë.
Portugalia dominoi në këta 45 minutat e parë, por që dy ekipet shkuan në zhveshtore pa ndryshuar rezultatin.