GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Kërkesa e Kurtit për nënshkrim dhe tërhëqjen e letrës së Bërnabiq, Lajçak: Po humbim kohë për gjëra jorelevante

30/06/2024
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Kërkesa e Kurtit për nënshkrim dhe tërhëqjen e letrës së Bërnabiq, Lajçak: Po humbim kohë për gjëra jorelevante
Share on FacebookShare on Twitter

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, është pyetur dje rreth letrës së ish-kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq dërguar Shërbimit të Jashtëm Evropian të Veprimit (EEAS), e cila ka shkruar se “marrëveshja për normalizim nuk përfaqëson një traktat legal nën të drejtën ndërkombëtare”.

Gazetari gjerman Michael Martens e ka pyetur emisarin duke i thënë që “nëse Serbia ka një pozicion të tillë atëherë çfarë po negocion BE”.

Kryeministri Kurti të mërkurën e ka refuzuar një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pikërisht për këtë – ka kërkuar që Serbia ta tërheq letrën e Bërnabiq, ta nënshkruajë marrëveshjen dhe ta dorëzojë terroristin Milan Radoiçiq që më pas të ecet drejt zbatimit. Lajçak duke u përgjigjur për këto çështje ka thënë se BE e përsërit vazhdimisht në takime se Radoiçiq s’ka imunitet dhe se duhet të japë llogari. Më pas ai në mënyrë më të detajuar i ka adresuar kërkesat e Kurtit për formalizim të marrëveshjes dhe letrën e Bërnabiq.

“Si përfaqësues i BE-së mund të japë definicionin se çka nënkupton normalizimi, siç është në dokumentin e BE-së, që i bie, të lehtësojmë dhe ndihmojmë që Kosova e Serbia të nënshkruajnë marrëveshje ligjërisht obligative që do t’i normalizojë raportet e tyre dhe zgjidh çështjet e hapura ekzistuese mes tyre. U takon palëve, Kosovës dhe Serbisë të definojnë se çfarë nënkupton normalizimi, por kur themi marrëveshje ligjërisht obligative kjo thotë shumë”, ka thënë ai.

“Së dyti, marrëveshja që e kemi arritur vitin e kaluar shkurt/mars në Bruksel dhe pastaj në Ohër, është marrëveshje ligjërisht obligative në tërësinë e saj. Iu është thënë palëve dhe janë pajtuar me këtë gjatë takimit tonë në Ohër se është bërë në linjë me Konventën e Vjenës mbi të Drejtën e Traktateve që thotë se marrëveshja mund të formalizohet me nënshkrim ose mënyrë tjetër për të cilin pajtohen palët, në këtë rast është formalizuar me anë të deklaratës së Përfaqësuesit të Lartë Borell”, ka theksuar ai.

Sipas diplomatit që deri në janar pritet ta lehtësojë dialogun Kosovë-Serbi, BE ka thënë shumë herë se marrëveshja është ligjërisht obligative në tërësinë e saj dhe para së gjithash provizionet e kësaj marrëveshjeje janë bërë pjesë e kapitullit 35 për Serbinë, pjesë e relacioneve formale mes Serbisë dhe BE-së.

“Kështu që po humbim shumë kohë duke diskutuar diçka që vërtetë nuk është aq relevante. Ajo që është relevante është se kemi bërë shumë pak progres ose hiç në implementim e kësaj marrëveshje. Kjo është çështja kyçe”, ka shtuar ai.

“Nuk mendoj se duhet të tërhiqemi në një diskutim legal. Ne e kemi bërë të qartë se është legale dhe e kemi thënë shumë herë. Kur e shikoni këtë nga ana politike dhe nga perspektiva logjike Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë raportet përndryshe s’do të bëjnë progres në rrugën evropiane dhe marrëveshja që e kemi arritur në Ohër është rruga drejt normalizimit”, ka theksuar Lajçak.

Tags: Albin KurtiDialogu Kosovë-SerbiEmisari Lajqak
ShareTweetShare
Previous Post

Transformim historik në skenën fetare të Shqipërisë

Next Post

Irani paralajmëron se do t’i kundërpërgjigjet Izraelit nëse sulmon Libanin

Next Post
Irani paralajmëron se do t’i kundërpërgjigjet Izraelit nëse sulmon Libanin

Irani paralajmëron se do t’i kundërpërgjigjet Izraelit nëse sulmon Libanin

Lajmet e fundit

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.