Sërish incident zjarri raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës.
Sipas informacionet të para që ka siguruar Sinjali – thuhet se sërish kishte incident zjarri në IML.
Zjarrfikësit e Kosovës, ku thanë se kanë intervenuar dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.
Zjarri sipas tyre nuk ishte i madh, pasi edhe stafi i IML-së kishte arritur ta menaxhojë situatën.
“Pasi kemi marr lajmin nga Policia e Kosovës në orën 02:12 se në Institutin e Mjekësisë Ligjore ka zjarrë, ne kemi dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri kishte përfshirë disa gjëra të cilat nuk dimë se pse përdoreshin, por në parim dukeshin si mbeturina. Zjarri ishte minimal sepse me kohë ka reaguar stafi i Institutit – me aparaturë për fikjen e zjarrit, ne e fikëm atë të terrenit”, tha komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi.
Brenda vitit që shkoi, Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) i Kosovës është kapluar dy herë nga zjarri.