Agjencisa për Parandalimin e Korrupsionit, ka konfirmuar se nuk ka konflikt interesi në mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës dhe pronarëve privat tek Liqeni i Badocit.
Lajmin e ka bërë të ditur Rama përmes një shkrimi në Facebook.
“Gjatë gjithë këtij procesi, kemi bashkëpunuar plotësisht me Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe kemi siguruar të gjitha informacionet e nevojshme për të garantuar një hetim të drejtë dhe të paanshëm. E vlerësoj punën profesionale dhe të paanshme të Agjencisë dhe i falënderoj qytetarët për besimin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme”, shkruan Rama.
Postimi i plotë:
FAKTET FLASIN VET.
E VËRTETA DOLI NË SHESH!
Të dashur qytetarë,
Ju njoftoj se sot kam pranuar vendimin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, me të cilin, ka mbyllur çështjen për konflikt të interesit duke konfirmuar se nuk kishte konflikt interesi në mes meje dhe pronarëve privat tek Liqeni i Badocit.
Ky vendim reflekton përkushtimin tonë për transparencë dhe integritet në të gjitha veprimet tona.
Gjatë gjithë këtij procesi, kemi bashkëpunuar plotësisht me Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe kemi siguruar të gjitha informacionet e nevojshme për të garantuar një hetim të drejtë dhe të paanshëm. E vlerësoj punën profesionale dhe të paanshme të Agjencisë dhe i falënderoj qytetarët për besimin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme.
Puna jonë për transformimin e Prishtinës tonë, nuk mund të ndalet asnjëherë!