Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot për vizitë ishte edhe në Junik, pos Gllogjanit dhe Deçanit.
Me anë të një postimi në platformën X, ai ka theksuar se aty bisedoi për sakrificën e dëshmorëve të UÇK-së.
“Në Junikun e kullave të lashta, fortesa të mbrojtjes, metoda burrash të mençur që qeverisën mbi vlera morale e kombëtare”.
“Kuvenduam e nderuam sot sakrificën e dëshmorëve të UÇK-së, betejat e lavdishme të rinisë së Kosovës dhe familjeve të tyre, luftëtarë për liri e paqe dhe për të ardhmen e begatë dhe demokratike që duhet t’ua lëmë trashëgim brezave që vijnë”, ka shkruar Begaj.