Një burrë ka raportuar në polici zhdukjen e vajzës së tij në Ferizaj.
Në raportin e policisë thuhet se vajza është larguar në drejtim të panjohur dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj, përcjell Klankosova.tv.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare, është larguar në drejtim të panjohur dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet tutje në raport.