Ka vdekur një grua në QKUK, e cila katër ditë më parë ishte aksidentuar në Besi të Prishtinës.
Në raportin e policisë thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, përcjell Klankosova.tv.
“Besi, Prishtinë 19.01.2024-16:55. Lidhur me rastin, me 22.06.2024 viktima femër kosovare, e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje në raport.