Bayern Munich është duke menduar të bëjë ofertë në vlerë 17 milionë euro për mbrojtësin e majtë të Barcelonës, Lucas Digne, sipas Kicker.
Kampion i Bundesligës planifikon ta shesë mbrojtësin spanjoll Juan Bernat këtë verë pasi ai ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij, prandaj edhe është në kërkim të një zëvendësuesi për të, transmeton Gazeta Express.
Digne, i cili është paraqitur vetëm tetë herë si titullar në ekipin e Barçës sezonin që lamë pas, është po ashtu në radarin e Interit dhe Juventusit.