Emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka mbërritur në qeveri për t’u takuar me zëvendëskryeministrin e vendit, Besnik Bislimin.
Takimi është paraparë që të nisë nga ora 18:00, ndërsa vizita e Lajçakut në Kosovë vjen pas asaj që emisari i BE-së e pati në Greqi.
Në këtë takim pritet të diskutohet për zhvillimet aktuale në procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe për perspektivat e integrimit evropian të Kosovës.
Po ashtu është raportuar se Lajçak do të ketë takim edhe me kryeministrin Albin Kurtin dhe presidenten Vjosa Osmani, por një takim me Osmanin nuk do të ndodhë për shkak të agjendës së kësaj të fundit.