Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Zvicër, ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e nivelit të lartë të Paqes për Ukrainë.
Atje, Osmani ka takuar Presidenten e Konfederatës Zvicerane, Viola Amherd, të cilën e ka falënderuar për ftesën dhe pritjen e ngrohtë përmes një postimi në rrjetin social, X.
Ajo tutje, shtoi se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Zvicrës.
“Faleminderit për pritjen e ngrohtë, Presidente Viola Amherd, dhe për ftesën për t’u bashkuar në Samitin e Paqes. Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Zvicrës në çdo hap! Ishte kënaqësi të diskutonim për mundësitë e pafundme për thellimin e bashkëpunimit tonë, ku roli i diasporës sonë të shquar në forcimin e partneritetit mes dy vendeve tona është vërtet i domosdoshëm”, shkroi Osmani në X.