Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka rrëzuar përpjekjet për të kufizuar përdorimin e ilaçit kundër abortit të njohur si mifepristone.
Vendimi i Supremes është fitore e madhe për aktivistët pro-abortit dhe është marrë dy vjet pasi gjykata shfuqizoi mundësinë gjithëkombëtare për abort, raporton BBC.
Gjyqtarët vendosën që paditësit, grup mjekësh dhe aktivistësh kundër abortit, nuk kishin të drejtë ligjore për të paditur.
Mifepristone është njëri nga dy ilaçet që përdoret për abortin. Tani është metoda e zakonshme për përfundimin e shtatzënive në SHBA.
Supremja rrëzoi ligjin Roe v Wade, duke hequr efektivisht të drejtën federale për abort, në qershor 2022. Që atëherë, 21 shtete kanë kufizuar abortin më herët gjatë shtatzënisë sesa standardi sipas këtij ligji. Shtatëmbëdhjetë prej tyre e kanë ndaluar procedurën pas javës së gjashtë të shtatzënisë.