Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues të substancave narkotike. Por kjo dukuri nuk po i mban imun as personat që janë prapa grilave. Sikleti për të konsumuar drogë po i detyron ata që të kërkojnë nga të afërmit të veprojnë kundërligjshëm, për t’iu dërguar sasi të ndryshme të narkotikëve.
Raste të tilla janë të shpeshta në Burgun e Dubravës, ku edhe së fundmi është gjetur një sasi e substancave narkotike.
Gjatë kontrollimit të një hapësire brenda burgut, ofizerët kanë gjet marihuanë, që nuk dihet ende se prej nga erdhi aty.
Droga e gjetur është sekuetsruar, ndërsa lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.
Me urdhër të tij, është iniciuar rasti për veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja apo shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.