Në jetë duam dikë me të cilin të kalojmë kohën , të ndajmë pikëpamjet tona, të shohim një film, të përjetojmë aventura.
Shumë persona mendojnë se personi më i mirë për ta bërë këtë është një i dashur ose e dashur. Por ka disa arsye pse qëndrimi single (vetëm) rreth të 20-ve mund të jetë më e mira për ju dhe ja ku i kemi 8 prej tyre.
Njihni veten tuaj
Askush nuk e njeh veten aq mirë në të 20-at. Ju jeni ende duke u formuar si një person, prandaj është më mirë të përdorni këtë kohë për të njohur veten tuaj, për të gjetur se çfarë ju pëlqen vërtet dhe për atë që ju me të vërtetë e urreni pa u ndikuar nga një person tjetër. Në këtë mënyrë, do të jeni më të gatshëm për një marrëdhënie më vonë dhe do të dini çfarë të kërkoni tek njerëzit e tjerë. Besoni, kjo do t’ju lejojë të shmangni marrëdhëniet e këqija dhe zemrën e thyer.
Fokusohuni tek studimet
Të 20-at tuaja është koha më e mirë që të përqëndroheni në arsim. Në këtë kohë ju nuk jeni ende të ngarkuar me punë dhe familje dhe përgjegjësi të tjera. Ju keni ende kohë për të ndjekur interesat tuaja, për të provuar gjëra të ndryshme, për të fituar shumë njohuri teorike dhe madje për një eksperiencë të vërtetë, e cila me të vërtetë do të jetë në dobinë tuaj më vonë kur të filloni ndërtimin e një karriere. Regjistrohuni në sa më shumë kurse, praktika dhe master-klasa sipas dëshirës.
Ndërtimi i një karriere
Gjatë kësaj moshe bëni mirë edhe përqëndroheni në karrirën tuaj. Domethënë të arrini të kuptoni se ku dëshironi ta shihni veten tuaj dhe të shkoni drejt këtij qëllimi, pa shpërqëndrimin e një marrëdhënieje të re.
Ndërtoni një rrjet mbështetës miqsh
Të dashurit dhe të dashurat vijnë e shkojnë, por miqësia e vërtetë mbetet përgjithmonë. Përdoreni këtë moshë për të ndërtuar një rrjet të mirë miqsh të cilët do të jenë aty kur ju të keni nevojë për to. Mundohuni të takoni sa më shumë njerëz sepse nuk e dini se çfarë mundësish mund t’ju sjellin.
Eksperimentoni
Eksperimentoni me pamjen tuaj. Askush nuk tha se nëse nuk je në një marrëdhënie, duhet të bëhesh murgeshë. Në vend të kësaj, eksperimentoni sa më shumë që mundeni dhe eksploroni veten dhe trupin tuaj. Përcaktoni se çfarë ju pëlqen dhe çfarë jo. Kjo do të jetë shumë e dobishme sapo të vendosni të krijoni një marrëdhënie. Do të jetë ndihmë e madhe kur të kërkoni një partner të ardhshëm.
Kurseni para për veten tuaj
Mund të tingëllojë tepër pragmatike, por marrëdhëniet shpesh kërkojnë shpenzime të mëdha. Të gjitha ato netë jashtë, pizza, pije, kushtojnë para dhe askush nuk ka aq shumë para rezervë në të 20-at , prandaj pse të mos kurseni kohën tuaj dhe ta shpenzoni për veten ndërkohë që mund t’ia dedikoni dikujt tjetër? Sapo të krijoni familjen, do të nisë shpenzimi i parave.
Jini spontan
Gjatë të 20-ave tuaja është koha më e mirë për të qenë spontane, gjë që nuk është e lehtë për t’u bërë kur vazhdimisht duhet të marrësh në konsideratë dikë. Të qenit i vetëm ju lejon lirinë për të bërë çfarëdo që të doni sa herë që doni, pa pasur nevojë të mendoni për askënd tjetër përveç jush. Shkoni në atë koncert, shihni atë film, lëvizni në një vend tjetër, është koha juaj.
Udhëtoni
Udhëtimi tashmë kërkon shumë planifikim dhe nëse jeni në një marrëdhënie bëhet dy herë më e vështirë sepse ju duhet të punoni rreth orarit të tyre. Por nëse jeni i vetëm, mund të udhëtoni sa herë që dëshironi dhe në çdo cep të botës, pa u shqetësuar për askënd. Mund të hipni në një avion në Paris dhe pastaj të ndryshoni mendjen dhe të shkoni në Spanjë nëse doni, kush do t’ju ndalojë?